Të bllokuara në mes të Karaburunit, shpëtohen dy familje nga Kosova

21 korrik 2022 | 09:46

Dy familje nga Kosova janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës teksa ishte duke udhëtuar me skaf në zonë pas Karaburunit.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë 2 familjeve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 2 familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të ?Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 2 familjeve që ishin në rrezik mbytjeje.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112? dhe në Komisariatin Digjital? çdo rast të paligjshmërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia më 21 korrik riktheu furnizimet kritike të gazit në…