Të gjitha biletat e shitura, Dua Lipa sot performon në Cyrih

20 maj 18:51

Pas turneut në Gjermani, Dua Lipa, sot vjen në Cyrih, para publikut zviceranë.

Këngëtarja e famshme botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, sot do të performojë para publikut zviceran, në Cyrih, ku shumë të pranishën do të jenë edhe shqiptarë me banim në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Dua Lipa pritet të performojë sot (20.05.2022) në Hallenstadion Zürich, në sallën që zë 13 mijë veta. Albinfo mëson se të gjitha biletat janë shitur në kohë rekord.

Dua Lipa shquhet për shfaqjet e saj mbreslënëse dhe sot do të sjellë atmosferë në Cyrih.

Ajo u prezantua para disa dite me shumë sukses në turneun në shtetin e Gjermanisë, para publikut të Berlinit, Hamburgut, Köln-it dhe Mynih-ut.

Vlen të theksohet se Dua Lipa mbushi një prej sallave më të mëdha të Köln-it, e njëjtë pritet edhe sot, ku të pranishëm do të jenë mbi 13 mijë persona. /Albinfo.ch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë seancës së sotme, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson,…