![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/kupa.jpg)
Të mërkurën tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës
08 dhjetor 2024
| 16:05
Të mërkurën, më 11 dhjetor nga ora 14:00, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë të garës janë kualifikuar 16 skuadra, prej tyre nëntë të Superligës dhe shtatë të Ligës së Parë, e të cilat do të synojnë të sigurojnë një vend në çerekfinale. Ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë janë: Drita, Dukagjini, Drenica, Vushtrria, Llapi, Ferizaj, Vëllaznimi, Gjilani, Prishtina, Rilindja 1974, Prishtina e Re, Feronikeli 74, Suhareka, Malisheva, Dinamo dhe Trepça.
Shorti pritet të sjellë përballje interesante në këtë rreth. Befasinë më të madhe në fazën e kaluar e realizoi Rilindja 1974 që arriti ta eliminojë fituesin e kurorës së dyfishtë, Ballkanin.