Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

24 prill 2019 | 22:04

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për “lajmi.net”, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e policisë

“Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kane nisur një hetim lidhur me rrethanat  e këtij rasti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, sipas informacioneve që kemi  është jashtë rrezikut për jetë ndërkohë që personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë detaje rreth operacionit që Kosova…