“Telashe” për Mavrajn dhe Cikalleshin

26 dhjetor 2018 | 12:01

Lojtarët e kombëtares shqiptare nuk po kalojnë një periudhë të mirë në këtë fund viti.

Pas Mërgim Mavraj i cili po gjen vështirësi në Greqi me skuadrën e “Arisit”, edhe Sokol Cikalleshi me shumë gjasa do të largohet nga klubi i tij në muajin janar.

Sipas medieve turke “Fanatik”, klubi i Goztepes do të largojë sulmuesin kavajas bashkë me shokun e tij të skuadrës, Gufran pasi sipas trajnerit, asnjëri prej tyre nuk ka arritur të përmbushë pritjet për të qenë pjesë e klubit.

Karriera e Sokol Cikalleshit nuk ka pasur ritme pozitive vitet e fundit. Pasi ka humbur vendin e tij në kombëtaren që drejtohet nga Christian Panucci, ai duhet të gjejë dhe një skuadër para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Mandzukiq është “lideri i heshtur” i Juventusit, pasi ylli…