Temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

10 shtator 2023 | 20:47

Java e ardhshme fillon me mot kryesisht me diell dhe relativisht të nxehtë.

Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

-Të enjten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesëriisht i vranët, vranësitrat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

-Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius .

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në magjistralen…