Temperaturat e larta, policia bën thirrje për kujdes

20 korrik 2022 | 11:15

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.

“Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen”,  ka njoftuar policia.

Në njoftim ndër të tjera është thënë se policia përveç realizimit të detyrave të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin  dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit të mërgimtareve nëpër rrugët e qyteteve tё Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë kësaj periudhe me aktivitete të shtuara në vendin tonë, vëmendje të veçante dhe resurse relevante ka ofruar për të asistuar edhe institucionet/agjencitë  të tjera shtetërore, në parandalimin, hetimin dhe luftimin e zjarreve.

“Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. “Apelojmë të të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, e në veçanti bjeshkët e Nemuna që maksimalisht të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen çdo aktivitet që mund të shkaktoj zjarre gjatë përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre në natyrë ,etj.)”, është thënë në njoftim e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka…