Ten Hag: Këta janë tre lojtarët që ndikuan në rilindjen e Unitedit

27 shkurt 2023 | 14:26

Manchester United ka fituar trofeun e parë sezonal, pasi në finalen e EFL Cup ka triumfuar ndaj Newcastle United (2-0).

Me ardhjen e trajnerit Erik Ten Hag gjërat janë përmirësuar ndjeshëm te “Djajtë e Kuq” dhe holandezi është i lumtur për këtë gjë. Kur u pyet se cilët janë tre futbollistët kyç për rilindjen e United, Ten Hag nuk ngurroi t’i tregonte emrat e tyre.

“David De Gea, Raphael Varane dhe Casemiro. Është e nevojshme të kesh lojtarë të tillë për të udhëhequr skuadrën. Ata më shërbejnë dhe ndihmojnë edhe mua si trajner. Nuk flas vetëm në aspektin teknik, por sidomos për mentalitetin fitues që sjellin në dhomat e zhveshjes. Këtu ekziston një uri e madhe për trofe, pasi United është mësuar të fitojë gjithmonë”, ka thënë Ten Hag.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli i këtij sezoni duket një skuadër e pathyeshme në…