Tërmeti i 26 nëntorit, Balla mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe për solidaritetin

15 dhjetor 20:32

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabi-t, Mohamed Bin Zayed për ndihmën e parë dhe të menjëhershme që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit.

“Shqipëria i është mirënjohëse shkëlqesisë së tij, Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed dhe Zv.Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare prej 13 milionë AED që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin”, ka shkruar Balla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri të premten do të mbajë mot me diell dhe…