Tërmkolli: Kurti as me shehër as me Barlievë

30 tetor 2022 | 10:20

Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar vendimin e fundit të Kurtit për targat.

Sipas saj, ky vendim është “as me shehër as me Barilevë”, pasi që e lë Kosovën pa targa dhe pa miq.

“Politika ‘kreative’ e Kryeministrit Kurti ‘as me sheher as me Barilevë’ e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq!”, ka shkruar Melihate Tërmkolli në “Facebook”.

Qeveria e Kosovës të premten ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë të mbajtur më 28 tetor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, në studion e…