Tetë rastet e reja me Covid-19, tre prej tyre infermierë nga një spital privat

10 maj 2020 | 13:21

Në Kosovë, mbrëmë dolën 8 raste të reja të të infektuarve me Covid-19, duke e quar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 870. Tre raste të të prekurve janë në Prishtinë, dy në Mitrovicën e Jugut, dhe me nga një  rast janë vendbanimet Llazarevë-Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë për “Klan Kosova” se 3 rastet e reja me Covid-19 janë familjarë të punëtorit të shëndetësisë që ishte infektuar në një spital privat.

Më tutje, ai ka bërë me dije se rreth 70 persona në kryeqytet do të kryejnë testet të dyshuar si raste kontakti.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Tahiri, ka bërë  me dije se rasti i ri me koronavirus në Obiliq është një infermiere që ka punuar në spitalin e njëjtë privat ku ishte infektuar edhe punëtori shëndetësor nga Prishtina.

Pos këtyre rasteve nga ky spital privat është infektuar me koronavirus edhe një infermiere nga Gjilani. Këtë e ka barë me dije nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

Ndërsa, edhe nga Komuna e Mitrovicës në një përgjigje të dhënë për “Klan Kosovën”, kanë deklaruar se njëri nga rastet e reja me Covid-19 në këtë qytet është një infermiere që punonte në të njëjtën klinikë private si rastet e komunave të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hollësi shumë konfidenciale të qindra britanikëve që kanë marrë pjesë…