Tevez: Në Kinë bëra 7 muaj pushime

16 janar 2018 | 12:09

Carlos Tevez habit gjithmonë me deklaratat e sinqerta. Aventura e tij në kampionatin kinez të futbollit ishte dështim total dhe tani që është rikthyer te Boca Juniors në Argjentinë, pranon se ka bërë 7 muaj pushime.

Gjithashtu, zbuloi se donte që të kthehej te Boca që kur shkoi në Kinë. “Sapo arrita në Kinë, doja të kthehesha te Boca. Më mbeten edhe dy vite për t’i shfrytëzuar në maksimum. Në Kinë bëra 7 muaj pushime, por tani jam i sigurt që do të tërhiqem me fanellën verdheblu”, ka thënë Tevez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Infrastrukturës,…