Tevezi mohon se është pensionuar

04 mars 2021 | 13:51

Rreth dy javë më parë, Carlos Tevez humbi të atit për shkak të infektimit me Koronavirus.

Për këtë arsye, 37-vjeçari ka munguar për një kohë relativisht të gjatë në stërvitjet e Boca Juniors, duke “ushqyer” zërat se kishte vendosur të tërhiqej përfundimisht nga futbolli.

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Manchester United, Manchester Cityt  dhe Juventusit në Evropë i ka hedhur poshtë këto raportime.

“Për fat të keq, ka shumë njerëz që duhet të informohen më parë, por në vend që ta bëjnë këtë, shpërndajë thashetheme keqdashëse në formë pyetjesh. E them këtë sepse po shkruajnë shumë gjëra në lidhje më të ardhmen time që nuk janë të vërteta”, ka thënë Tevez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë përpara fillimit të gjyqit për vrasjen e George…