Thaçi e Pacolli pjesë e konferencës për Mbrojtjen e Lirisë Fetare e organizuar nga presidenti Trump

23 shtator 2019 | 20:18

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se bashkë me zëvdëskryeministrin në detyrë, Behgjet Pacollin, po marrin pjesë në konferencën “Global Call to Protect Religious Freedom”, e udhëhequr nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Ndajmë vizionin e presidentit amerikan, Trump, për liritë fetare në botë. Kosova mbetet shembull për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve”, ka shkruar Thaçi.

Për të njëjtën ngjarje ka shkruar edhe Behgjet Pacolli.

“Së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po marrim pjesë në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të treguar mbështetjen e Kosovës për lirinë fetare në gjithë botën. Kosova gjithnjë do të jetë e gatshme t’u bashkohet nismave të presidentit Trump për të përmirësuar këto të drejta thelbësore të njeriut”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi në Nju Jork ka takuar presidenten e…