Presidenti Thaçi fton partitë për konsultime në orën 16:30

22 prill 2020 | 15:27

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi sot e ka njoftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se do të takohet me partitë e tjera politike në vend për të diskutuar për formimin e qeverisë së re.

Në këtë kontekst, Presidenca e Kosovës ka bërë me dije se takimi do të mbahet sot në orën 16:30.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30, në sallën C-301, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Sot gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe atë të  Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka…