Thaçi i përgjigjet Kurtit nga Pentagoni: Ushtria e Kosovës e gatshme për të shërbyer përkrah NATO-s

26 shkurt 2020 | 20:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Pentagoni iu është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për akuzat e tij se Thaçi e ka shkelur Kushtetutën.

Kurti sot me një letër drejtuar kryekuvendares, Vjosa Osmani ka publikuar pretendimet se presidenti i Kosovës, aso kohe, kryeministër i vendit, Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me një marrëveshje “të fshehtë me NATO-n”.

Në anën tjetër, presidenti Thaçi e ka thyer heshtjen pas vizitës së tij në SHBA, në Pentagon.

Ai iu është përgjigjur Kurtit indirekt nëpërmjet një postimi në Twitterin e tij, duke shprehur mirënjohje ndaj SHBA-ve për mbështetje për FSK-në.

Ai gjithashtu ka falënderuar zv/sekretarin e mbrojtjes së SHBA-ve për angazhimin e Pentagonit për ushtrinë e Kosovës dhe ka shprehur gadishmërinë që Ushtria e Kosovës të shërbejë përkrah aleatëve të NATO-s.

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve për mbështetjen e madhe për FSK-në dhe rrugën tonë drejt NATO-s. Faleminderit zv/Sekretarit të mbrojtjes David L. Norquist për takimin e frytshëm dhe për angazhimin e Pentagonit për ushtrinë tonë, të gatshëm për të shërbyer përkrah aleatëve tanë të NATO-s. Është vitale për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit që Kosova t’i bashkohet NATO-s shpejt”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi është takuar edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo me të cilin kanë diskutuar rreth marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

Pas këtij takimi, presidenti Thaçi ka shkruar se do të thellohen marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë – SHBA, duke shtuar se Kosova është e bekuar me partneritetin e SHBA-ve.

Shkëmbim i shkëlqyeshëm dhe në përputhje të plotë me rrugën përpara. SHBA-të dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe ne do të vazhdojmë duke i thelluar ato. Faleminderit sekretari Pompeo për angazhimin tuaj për të mbështetur integrimin e plotë të Kosovës në familjen Euro-atlantike. Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e SHBA-ve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ftuar nga organizata jo…