Thaçi i reagon Rusisë dhe Sirisë për sulmin ndaj ushtarëve turq

28 shkurt 2020 | 21:19

Presidenti Hashim Thaçi, ka denoncuar sulmet ndaj forcave ushtarake të Turqisë, brenda territorit të Sirisë.

Në një shkrim në Twitter Thaçi ka shkruar se, “Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO-s në dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq pranë Idlibit, nga regjimi sirian dhe nga Rusia”.

Thaçi u ka bërë thirrje Sirisë dhe Rusisë që t’i ndalin menjëherë sulmet, dhe të lejojnë qasjen humanitare në zonë.

Për mesazhin e tij, Thaçi e ka njoftuar edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërkaq të enjten, dhjetëra ushtarë turk janë vrarë në sulmet ajrore të qeverisë siriane, duke shënuar një përshkallëzim dramatik në konfliktin midis Ankarasë dhe forcave të mbështetur nga Moska në veriperëndim të Sirisë, transmeton Telegrafi.

Ky është numri më vdekjeprurës i të vrarëve nga ushtria turke që kur ndërhyri në Siri në vitin 2016 dhe po ngre frikën e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Turqisë dhe Rusisë në fushën e betejës. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin…