Thaçi: Kosova është e bekuar me partneritetin me ShBA-në

26 shkurt 2020 | 22:47

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka shkruar për bisedën që ka bërë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, shkruan “Epoka e re”.

Në shkrimin e tij ai është shprehur i lumtur tej mase, sepse ka parë një përkushtim maksimal të udhëheqësisë së Amerikës.

“Kosova është e bekuar me partneritetin dhe besimin që gëzon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë i kryetarit Thaçi:

Pata një bisedë të shkëlqyeshme me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Jam jashtëzakonisht i lumtur të shoh angazhim dhe përkushtim maksimal nga ana e qeverisë amerikane dhe personalisht të sekretarit Pompeo në mbështetjen ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike. Kosova është e bekuar me partneritetin dhe besimin që gëzon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH/Epoka e re/

Pata një bisedë të shkëlqyeshme me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Jam jashtëzakonisht i lumtur të shoh angazhim dhe përkushtim maksimal nga ana e qeverisë amerikane dhe personalisht të sekretarit Pompeo në mbështetjen ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike. Kosova është e bekuar me partneritetin dhe besimin që gëzon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 26. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastriotit i takon ndeshja e mbetur Kastrioti e ka fituar…