Thaçi: Kosova në Samitin e Sofjes e barabartë me shtetet e tjera

16 maj 2018 | 20:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin BE-Ballkan Perëndimor i cili do të mbahet nesër në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

I pari i vendit ka thënë se është me rëndësi të madhe që Kosovës në këtë samit do të paraqitet e barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse.

“Ky është një vlerësim i lartë që ka bërë lidershipi i BE-së, Kreu i Komisionit Evropian, Junker, presidenti Tusk, zonja Mogerini, komisionari Han dhe të të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Unë dua të falënderoj kryeministrin Borisov për përkushtimin e tij që Kosova të merr pjesë njëjtë sikur shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor në këtë Samit shumë të rëndësishme për Ballkanin. Ky është Samiti i parë i një niveli të tillë. Më këtë pjesëmarrje në këtë Samit Kosova e fuqizon subjektivitetit e vet evropian”, ka thënë ai në një intervistë për “RTK”.

Sipas Thaçit, mospjesëmarrja e Spanjës në këtë samit nuk e zbeh rëndësinë e këtij samiti historik për Ballkanin dhe BE-në.

“Mos pjesëmarrja e Spanjës në këtë samit, nuk ka të bëjë me Kosovën, por për shkak të çështjeve të brendshme të saj. Spanja i ka dhënë mbështetje Deklaratës përfundimtare, i ka dhënë mbështetje samitit dhe procesit integrues të Ballkanit në BE”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy gra janë arrestuar në Prizren, pasi kishin vjedhur rroba…