Thaçi pas takimit me Moghernin dhe Vuçiqin: Faza përfundimtare e dialogut, së shpejti

16 maj 2018 | 19:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me zonjën Mogherini ka biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin historik të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe fqinjëve tanë.

“Kemi folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur këtë vit të lirë në zonën Shengen. Me zonjën Mogherini, po ashtu biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet nē “Facebook”.

Sipas tij, me këtë rast, me iniciativën e zonjës Mogherini ai ka zhvilluar një takim të përbashkët me të dhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt, me një mbështetje unike të BE-së, SHBA-së dhe aktorëve tjerë. Prandaj, është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB. Ky takim është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë, vetëm një ditë para fillimit të Samitit në Sofje”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat qeveritare afgane kanë larguar talibanët nga qyteti Farah, kryeqytetit…