Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri pakistanez

02 korrik 2018 | 14:29

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar të henën letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Pakistanit, Syrus Sajjad Qazi, i cili sapo është emëruar ambasador jo-rezident për Kosovën.

Presidenti Thaçi i ka uruar ambasadorit të ri pakistanez suksese në detyrën e re.

“Gatishmëria dypalëshe ekziston dhe Kosova e Pakistani mund ta thellojnë bashkëpunimin në shumë sektorë”, është shprehur Thaçi.

Edhe ambasadori pakistanez, Syrus Sajjad Qazi, ka konfirmuar i dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka vlerësuar si datë…