Thaçi: Rezoluta e PE-së, thirrje për vendet e BE-së që të hiqen vizat për Kosovën

29 nëntor 2018 | 21:21

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi ka mirëpritur votimin e Rezolutës për Raportin e Progresit për Kosovën, nga Parlamenti Evropian.

Thaçi ka thënë se kjo rezolutë është thirrje për shtetet anëtare të BE-së që mos të mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët e Kosovës. “Rezoluta e Parlamentit Evropian, në mbështetje të perspektivës evropiane dhe liberalizimit të vizave, është një tjetër thirrje për shtetet anëtare të BE-së që mos të mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët e Kosovës. E përshëndes këtë rezolutë, përkushtimin dhe mbështetjen e eurodeputetëve”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

Presidenti ka theksuar se çdo vonesë në këtë proces është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe kundër dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 21-vjetorin e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare…