Thaçi: Rezoluta e quan me emrin e vërtetë: Gjenocid!, sjelljen e Serbisë në Kosovë

16 maj 2019 | 19:59

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur miratimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë.

“E para, rezoluta e quan me emrin e vërtetë: Gjenocid! – sjelljen e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” presidenti Hashim Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e…