Thaçi takon kryeministren e Norvegjisë

16 shkurt 2019 | 15:46

Presidenti Hashim Thaçi po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Në kuadër të kësaj konference, ai është takuar me kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se falë edhe mbështetjes së Nervogjisë, Kosova po e forcon subjektivitetin ndërkombëtar.

“Një takim të dypalësh kisha edhe me kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg. Falë mbështetjes së Norvegjisë dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, ne kemi arritur ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Sërish falë mbështetjes së tyre po e forcojmë edhe subjektivitetin ndërkombëtar të republikës sonë, e cila nesër mbush 11 vjet”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa protestuesit në Tiranë po mësynin godinën e Kryeministrisë, kreu…