Thaçi: Të merren masa ndaj atyre që nuk e parandaluan vrasjen në Brekoc

08 gusht 2018 | 14:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vrasjes së mbrëmshme në Brekoc të Gjakovës ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj.

Ai ka kërkuar që të merren masa ndaj atyre që nuk e parandaluan krimin, duke thënë se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve.

“I tronditur nga akti makabër në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj. Kërkoj të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Leonora Bajraktari, Eman Rrahmani…