Thaçi: U tmerrova kur mora vesh se në Berlin nuk ishte ftuar askush nga Amerika, pa ta s’bëhet asgjë

09 maj 2019 | 15:51

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Samiti i Berlinitka dështuar, pasi sipas tij nuk ka pasur koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Thaçi ka thënë se në Samitin e Brdo-Brjiunit të zhvilluar në Tiranë është folur për Kosovën. Në këtë kontekst ai ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të jetë i pakushtëzuar, ndërsa taksa ka qenë një vendim legjitim.

Këto deklarime Thaçi i ka bërë gjatë një interviste për “RTV Ora” në Tiranë.

Hashim Thaçi: Njohja nga ana e Serbisë për Kosovën i jep gjallëri, dinamikë dhe frymë evropiane Serbisë dhe i hap perspektive për të ardhmen. Lirohet nga një barrë e padrejtë dhe nga një mit i rrejshëm. Deklarime për marketing dhe populizëm do të kemi edhe në ditët e ardhshme, por ende shpresoj se ky vit do të jetë viti i marrëveshjes përfundimtare.

Angazhimi i Gjermanisë dhe Francës është mesazhi më i mirë, që është një interesim i rritur i vendeve kryesore të BE. Mbetet që këto vende të kenë mbështetjen edhe të vendeve të tjera të BE që të funksionojë si një familje, në një proces të udhëhequr nga Mogherini. Është konstatuar edhe në Berlin se BE ende nuk e ka dinamikën e duhur për mundësinë e imponimit të një zgjidhje, por gjithashtu është treguar edhe i dobët dhe jo unik.

E theksoj që duhet të ndodhë korrigjimi dhe padrejtësitë historike, që Presheve, Medvegja dhe Bujanovac ti bashkëngjitet territorit të Kosovës, në një proces që do ti përshpejtohet e ardhmja evropiane Serbisë. Ndërsa në procesin që është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të BE, mund të them se çdo herë ajo që na ka dhënë shpresë dhe besim për vendimmarrje ka qenë informimi, transparenca dhe mbështetja e plotë për këtë proces. Unë kam qenë i tmerruar kur u informova se për Samitin e Berlinit nuk ka pasur informim dhe komunikim me ShBA. Aty ku nuk janë ShBA nuk ka sukses, nuk ka progres, nuk ka siguri as për dialog, as për negociata dhe pas për ndonjë implementim.

Kryeministri Haradinaj deklaroi se Mogherini ideoi ndarjen e Kosovës dhe kjo u mbështet nga ju dhe kryeministri Edi Rama dhe homologu serb, a keni një përgjigje për kryeministrin?

Hashim Thaçi: Unë mbështes dhe angazhohem fuqishëm që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen territoreve të Republikës së Kosovës. Nuk jam i shqetësuar fare për zërat refuzues, është një e drejtë historike dhe legjitime që duhet shtyrë përpara. Askush nga politika shqiptare, qoftë në Prishtinë apo në Tiranë, nuk duhet të jetë i shqetësuar pavarësisht ndonjë deficiti patriotik që mund ta ketë ndokush në këtë tranzicion 30-vjeçar të Shqipërisë dhe deficit kombëtar. Ajo që theksoj është se nuk komentoj takime të mbyllura dhe nuk përgojoj njerëz dhe takime.

Marrëdhënia me kryeministrin Haradinaj?

Hashim Thaçi: Ne kemi pasur qëndrime shumë të qarta dhe unike sa i takon tarifës të ardhmes evropiane dhe liberalizimit të vizave, ndërsa opinionet e ndryshme janë shëndeti i demokracisë.

Intervista e plotë e Thaçit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria ruse, gjatë fundit të viteve 1940, kishte zgjedhur pesë…