Thaçi uron ish-presidentin Bill Clinton me rastin e 73-vjetorit të lindjes

19 gusht 2019 | 12:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Ai ka thënë se Clinton përjetësisht do të mbetet në kujtesën dhe historinë botërore për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton sot feston 73- vjetorin e lindjes. Në këtë ditë i urojmë shëndet njeriut, i cili përjetësisht do të mbetet në kujtesën dhe historinë botërore për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar edhe me liderin…