Thaqi zbulon se a do ta udhëheqë Malishevën në Superligë

18 maj 2021 | 14:57

Trajneri Arsim Thaqi arriti një sukses historik me Malishevën duke e inkuadruar për herë të parë në histori të klubit në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri Thaqi të martën për “Epokën e re” ka thënë se ende nuk ka vendosur se a do të jetë në krye të këtij klubi edhe në rangun elitar.

“Ende nuk kam vendosur se a do të jem në krye të klubit. Deri tash ka qenë zgjedhje emocionale, kurse tash e tutje duhet të jetë profesionale. Kontratë kam pasur vetëm për këto gjashtë muajsh dhe jam krenar që kam arritur ketë sukses historik”, ka deklaruar Thaqi.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i ‘Mabetex Group’-it, Emin Pacolli ka pritur në zyrën…