THIRRJA PËR TUBIMIN PËR AMERIKEN NË KOSOVË

22 maj 19:36


Ismet Sylejmani

Më 22 Maj 2000 në Gjilan u lëshua në popull dhe në mjetet e informimit publik të pakta të kohës THIRRJA që për herë të parë në histori, thërriste që më 31 Maj 2000, në ora 11:00, në qendër të qytetit të Gjilanit, do të organizohej tubim i madh popullor, për nderë të Amerikës në Kosovë!

Që nga ajo kohë e deri më sot, kanë kaluar 22 vite, dhe ai tubim ishte dhe mbetet tubimi më i madh jo vetëm në Gjilan, por në tërë Kosovën, që është mbajtur në nderim të aleatit tonë më të madh në histori, Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Propozimi për tu mbajtur tubimi ishte i datës 19 Prill 2000, që doli nga takimi me Komandantin e US ARMY LTC Jeffery Snow në mbledhjen e Këshillit të Rrethit të Lëvizjes Popullore të Kosovës në Gjilan!

Këshilli Organizativ që me propozimin tim i zgjerua dhe që përfaqësohej nga përfaqësuesit e të subjekteve politike dhe jopolitike, morri vendim që 8 ditë përpara ditës së mbajtjes së manifestimit të lëshonte për opinion THIRRJEN për organizimin e manifestimit: FUQIA PLANETARE NË KOSOVË!

THIRRJA për manifestim përpos tekstit kishte edhe portretet e tri figurave qendrore të Amerikës, atë të Presidentit Klinton, Sekretares Albright dhe Ambasadorit Walker!

Populli shqiptat është me fat që Ameriken e ka aleat!

Prishtinë, 22 Maj 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesditën e sotme një fëmijë i mitur është gjetur…