Tierney dhe Bellerin: Xhaka, kapiten ideal për Arsenalin 

04 tetor 2019 | 18:07

Kieran Tierney dhe Hector Bellerin kanë mbështetur vendimin e Unai Emery për ta emëruar Granit Xhakën kapiten të Arsenalit. Xhaka u emërua kapiten i përhershëm i klubit pas largimit të Laurent Koscielny.

27-vjeçari mori edhe mbështetjen e shokëve të skuadrës, edhe pse ka shumë zëra dhe pakënaqësi te tifozët. Xhaka deri më tani ka bërë 141 paraqitje për “Topçinjtë” që prej ardhjes nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 dhe Emery mendoi se zgjidhja më e mirë është 27-vjeçari.

“Mendoj se ai është kapiten i shkëlqyer për klubin. Ai e njeh klubin më mirë se të tjerët dhe e di se çfarë do të thotë të luash për këtë klub. Gjithashtu, ai është lojtar që luan pothuajse çdo ndeshje. Edhe kur lëndohet, ai gjithmonë është gati për të luajtur, kështu që mendoj se është kapiten i duhur”, ka thënë Bellerin. Në anën tjetër, Tierney, që iu bashkua Arsenalit nga Celticu verën e kaluar, ka shtuar: “Që kur kam ardhur ai ka qenë aty për të më ndihmuar. Duke e parë këtë dhe ajo se çfarë jep në stërvitje dhe fushë çdo ditë, 100 % nga vetja, kjo do të tregojë çfarë lideri është”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet…