Tifozët e Barcelonës kërkojnë largimin e Valverdes

05 janar 2020 | 15:16

Postimi i dytë më i përdorur në Katalonjë është “Valverde Out”, pas barazimit kundër Espanyolit në derbin që u luajt të shtunën në mbrëmje dhe nuk la aspak të kënaqur tifozët e Barcelonës.

Sërish një tjetër barazim dhe një paraqitje jo e mirë për Barcelonën, bënë që tifozët të revoltohen me skuadrën e tyre. Padyshim që fajtori sipas tyre për formën jo të mirë, është Ernesto Valverde dhe tifozët në rrjetet sociale kërkojnë largimin e tij nga timoni i skuadrës.

Në 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe për këtë sezon, katalanasit kanë vetëm 15 pikë dhe kjo ka bërë që Valverde të jetë në një pozitë të vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përvjetor dhe një ide - Shkruan: Ragip Gjoshi -…