Tifozët e Lazios vijnë me një tjetër koreografi fantastike

05 shkurt 2020 | 21:00

Tifozët e Lazios kanë treguar edhe një herë se janë të jashtëzakonshëm në krijimin e koreografive.

Skuadra nga kryeqyteti italian, në ‘Olimpico’ është duke zhvilluar ndeshjen e mbetur të javës së 17-të kundër Hellas Verona.

Para fillimit të kësaj ndeshje, tifozët e Lazios me anë të mjeteve ndriçuese, kanë formuar shqiponjën, simbolin e tyre të klubit.

Tifozët e Lazios njihen për koreografi, ku në shumë ndeshje shfaqin gjëra të veçanta./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hong Kongu do t’i dërgojë në karantinë të detyrueshme për…