Torres: Gerradi, lojtari më i mirë më të cilin kam luajtur

23 qershor 2019 | 13:50

Feroando Torres e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli aktiv, kurse ka folur edhe për lojtarin më të mirë që ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Sulmuesi spanjoll e vlerëson ish-kapitenin e Liverpoolit, Stiven Gerrad si lojtarin më të mirë, ani pse ka luajtur edhe përkrah Xavit, Iniestas e shumë lojtarëve të tjerë.

“Gjithmonë e kam thënë, lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është Steven Gerrad. Ai ishte lojtari i cili plotësoi lojën time. Niveli im u ngrit në një dimension tjetër kur isha me të në fushë. Kaluam 3 vite e gjysmë të shkëlqyera në krah të njëri-tjetrit dhe do jepja gjithçka që të rikthehesha edhe njëherë në ato kohë, sikur dhe vetëm për një minutë”, ka thënë Torres.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja Loredana vijon të mbetet nën hetim për skandalin e…