Tottenhami eliminoi Arsenalin nga Kupa

19 dhjetor 2018 | 22:57

Tottenhemi ka kaluar në gjysmëfinalen e turneut “Carabao Cup”, duke mundur në derbin e Londrës së veriut, rivalët historikë të Arsenalit.

Skuadra mysafire doli me kokën lart nga stadiumi “Emirates”, pas fitores 2-0, falë golave të Son dhe Kane.

Trajneri i “topçinjve” Unai Emery, i habiti të gjithë, teksa kishte vendosur në qendër të mbrojtjes Granit Xhakën. Mesfushori me origjinë shqiptare e tregoi qartazi që nuk ndodhet në rolin e tij natyral, pasi në të dy golat e Tottenhemit bëri një gabim në vendosje, duke mbajtur në lojë kundërshtarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi…