Tottenhami ndalet në barazim nga Newcasteli

04 prill 2021 | 17:13

Tottenham Hotspur nuk ia del të shfrytëzojë humbjen e Chelsea dhe t’i afrohet vendit të katërt. Një super Harry Kane nuk i mjaftoi ekipit të Mourinhos në transfertë kundër Newcastle, sfidë që përfundoi në barazim 2-2.

Braziliani Joelinton kaloi “Qymyrxhinjtë” në avantazh në pjesën e parë, por miqtë udhëtuan, kapiteni Harry Kane realizoi dy herë brenda katër minutave dhe Tottenham shkoi në pushim në avantazh.

“Gjelat” ishin afër fitore, por Joseph Willock gjeti golin katër minuta përpara fundit, duke evituar humbjen e Newcastle. 49 pikë dhe vendi i pestë për Tottenham.

Distanca me zonën Champions League është vetëm dy pikë, teksa bardhezinjtë e Newcastle siguroi një pikë tepër të rëndësishme për objektivin mbijetesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…