Tottenhami pësoi humbje nga Newcastel

25 gusht 2019 | 19:33

Pas disa mundësive të mirë për vendasit, ishte blerja rekord e Newcastle që ka ndëshkuar Tottenhamin në minutën e 27’ të takimit.

Ai ka shfrytëzuar më së miri një pasim të Atsu, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke befasuar të gjithë tifozët e pranishëm në Tottenham Hotspur Stadium.

Spurs nuk janë në formë të mirë pasditen e së dielës dhe teksa minutat kalojnë, ata nuk krijojnë mjaftueshëm për të ndëshkuar miqtë. Në çerek orëshin e fundit të takimit vendasit hidhen në sulm, por pa arritur të shpëtojnë të paktën një barazim nga kjo sfidë.

Madje VAR nuk akordon një penallti pas një faulli të dukshëm ndaj Harry Kane brenda zonës. Me këtë disfatë, Tottenham bie në vendin e gjashtë të renditjes me vetëm katër pikë nga tri ndeshje. Ndërkohë Wolves ka barazuar ndaj Burley në minutën e pestë të kohësh shtesë teksa sfida ka përfunduar 1-1. Barnes kaloi miqtë në avantazh me një gol fantastik në pjesën e parë ndërsa Jimenez ka barazuar nga pika e bardhë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 17:00 janë dëgjuar të shtëna me armë…