Tottenhami shkarkon Conten

27 mars 2023 | 11:11

Tottenham Hotspur ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Antonio Conte. Tekniku italian javë më parë akuzoi bordin e “Spurs” se vetëm ndryshojnë trajnerë, por po vazhdojnë të jenë pa sukses.

“Mund të njoftojmë që trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me një marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë në klub. Ne e falënderojmë Antonio për kontributin dhe i urojmë fat për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Tottenham Hotspur.

Cristian Stellini do të jetë trajner i përkohshëm deri në fundin e sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë personat si tatimpagues…