Tovërlani emërohet trajner i Përfaqësueses U21

27 korrik 2022 | 20:08

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

Risia më e madhe është ndryshimi i trajnerit tek Përfaqësuesja U21 e Kosovës.

Pas largimit të Michael Nees, përzgjedhës i përkohshëm ishte Albert Bunjaku, derisa tani e tutje U21-shat kanë një trajner të ri.

Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që postin e trajnerit te U21 t’ia besoj trajnerit të mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlanit.

“KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani. Po ashtu KE mori vendim që të bëhet riorganizimi i trajnerëve për ekipet kombëtare të femrave për të gjitha grup moshat”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tovërlani ka drejtuar skuadra të njohura në vendin tonë si Prishtinën, Feronikelin, Trepçën ’89 e Ferizajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 35-vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen ditën e sotme…