Tragjedia në Kroaci, Sveçla: Disa persona do të nisen për në Kosovë, disa do të kthehen në Gjermani

26 korrik 2021 | 14:23

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka thënë nga Kroacia se e gjithë ndihma e nevojshme ishte dhënë për të përfshirët në aksidentin fatal të së dielës.

Ai ka njoftuar se disa prej udhëtarëve do të nisen për në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe disa do të ktheheshin në Gjermani.

Se kur trupat e viktimave të aksidentit do të kthehen, Sveçla ka thënë se kjo varet nga procedurat zyrtare që duhet të kryhen në Kroaci.

“Tani po koordinojmë që të gjithë njerëzit të kthehen në Kosovë apo në Gjermani ata që duan. Po e koordinojmë krejt situatën që t`i dërgojmë edhe trupat e viktimave në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona u arrestuan të dielën, pasi të njëjtit dyshohen…