Trajnerët më të mirë të historisë në futboll

01 maj 2020 | 11:47

Futbolli në thuajse mbarë globin është ndalur për shkak të kërcënimit nga pandemia, por jo diskutimet mbi lojën më popullore të planetit, e bashkë me të edhe ekspertët e statistikave dhe historisë.

Revista 4-4-2 ka stiluar trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, një renditje që imponon respekt për ata që nga pankina kanë diktuar lojëra impresionuese e ndeshje epike.

Në majën e podiumit është skocezi Sër Aleks Ferguson. Në karrierën e tij ai ka fituar 2 liga kampionesh, një interkontinentale, dy kupa kupash, dhe dy superkupa europiane, të gjitha këto në rrafshin ndërkombëtar. Nëse trofeve i shtojmë dhe sukseset në futbollin anglez dhe atë skocez, lista bëhet pa mbarim.

I dyti në renditjen e trajnerëve më të mirë është Rinush Mishels. Fitoi më pak në krahasim me të tjerët por impakti i tij ishte i jashtëzakonshëm në sferën më popullore të sportit global. Mishels mori një kupë kampionesh, një Europian, 4 tituj dhe 3 kupa në Holandë, kampionatin francez dhe kupa në Gjermani.

Në shkallën më të ulët të podiumit është Johan Krojf, futbollisti dhe trajneri mitik që ngriti lart në rolin e tij në pankinë, një kupë kampionesh, dy kupa kupash, një Superkupë Europiane, veç trofeve kombëtarë në Holandë dhe Spanjë. Revista 4-4-2 renditi Bill Shenklin si të katërtin e historisë falë triumfeve në futbollin anglez, ndërsa të pestin Pep Guardiolën. Ky është i vetmi trajner ende në aktivitet në top 5, por ndoshta me më shumë trofe se të tjerë para tij në listë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Jahja Lluka Të rralla janë objektet historike të cilat…