Trajneri i Bayernit konfirmon largimin e Thiagos

17 shtator 2020 | 17:27

Thiago Alcantara do largohet nga Bayern Munchen dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Hansi Flick.

Mesfushori spanjoll me shumë mundësi do kalojë në Premier Ligë, ku thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Liverpoolin.

“Thiago është një lojtar fantastik që ka kaluar shtatë sezone mjaft të suksesshme këtu. Ai është një person i mrekullueshëm dhe një profesionist i vërtetë. Ishte shumë emocionuese kur ai na dha lamtumirën të gjithëve ne sot”, ka thënë Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK sh.a. ka vizituar…