Trajneri i Feyenoordit: Jemi në formë, e njoh shumë mirë lojën e Romës

24 maj 2022 | 22:02

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot thotë se e njeh shumë mirë lojën e Romës. Për të si trajner, do të ishte e mrekullueshme nëse ngre lart kupën.

“Si trajner, është e mrekullueshme të arrish në finale, por do të jetë edhe më bukur nëse e fitojmë Conference League”, tha në konferencën për shtyp, 24 orë para finales së madhe që mbahet në ”Arenën Kombëtare”.

Për Romën: “Ne kemi parë shumë ndeshje të Romës. Sigurisht, ndonjëherë trajneri bën ndonjë surprizë, por do të habitesha nëse do të hasim diçka që do të na befasojë plotësisht”.

Për momentin e Feyenordit: “Djemtë ia dolën vetë. Lojtarët duhet ta shohin këtë si një inkurajim të madh dhe jo domosdoshmërisht si presion. Por nuk duhet ta heqin plotësisht presionin. Për fat të mirë, ata nuk tregojnë ndonjë sjellje të ndryshme nga pjesa tjetër e vitit. Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Ndoshta ata të luajnë me topa të gjatë. Është interesante të shihet se si lojtarët tanë do të reagojnë në këtë finale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25.05.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…