Trajneri i “Istogut”, Fikret Shatri, mesazh prekës: Lamtumirë Superligë!

28 mars 2024 | 21:59

Klubi i Basketbollit “Istogu”, përfundimisht largohet nga Superliga e Kosovës, për shkak të rezultateve jo të mira gjatë gjithë kampionatit basketbollistik. kështu ka bërë të ditur trajneri i klubit, Fikret Shatri. Shatri në një postim në “Facebook” ka thënë se “Mbajta shpresë që njerzit tanë do e kuptojnë se çfarë do të thot të jesh në supërligë! U zhgenjeva, u rraskapita, lash familjen pa bukë, harrova fëmijet e mijë, kursimet familjare i transferova ne KB Istog, vetem e vetem ta mbajë premtimin e dhenë një natë duke biseduar me Izet Shatrin në ëndërr: “Vêlla Istogu është amanet” … ashtu veprova, kurr s’jamë pishman dhe s’do të jem”.

Postimi i plotë i Shatrit:

Lamtumirë Superligë!

Menduam që shkelqimi me ne do vinte nga qielli, ne ishim në tokë. Sa miliona takime, sa miliona shpresa, sa miliona vuajtje, mbase s’mund t’i numëroj!

Mbajta shpresë që njerzit tanë do e kuptojnë se çfarë do të thot të jesh në supërligë! U zhgenjeva, u rraskapita, lash familjen pa bukë, harrova fëmijet e mijë, kursimet familjare i transferova ne KB Istog, vetem e vetem ta mbajë premtimin e dhenë një natë duke biseduar me Izet Shatrin në ëndërr: “Vêlla Istogu është amanet” … ashtu veprova, kurr s’jamë pishman dhe s’do të jem, por si ka mundesi edhe 25 vite pas lufte, ne nuk kemi palester, cili ishte harbuti, cubi, kulaku që na bëri këtë tradhëti?! Ishte njē moment, që Istogu mu bë ferr, por engjujt mu gjinden pranë! M’besoni, sot ra sipari i supërligës, çdo sekond të ndeshjes ja dedikuam Trim Feratajt. Një djalë model, shembull dhe me një ndershmëri kolosale. Trim, ne vazhdojmë, duke kultivuar vyrtyte, dhe tipare kolosale siç i kishe ti! Sternipi jonë, prehu i qetë, ta puthë ballin në varrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin…