Trajneri i Kosovës: Kemi synime të mëdha ndaj Maqedonisë

12 shtator 2018 | 13:46

Trajneri i Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviq, ka thënë se Maqedonia ka një skuadër të fortë, por synimet e Kosovës në këtë ndeshje janë të mëdha.

“Si trajner jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij grupi. Ne kemi punuar shumë. Skuadra e ka bërë një punë shumë të mirë, kemi stërvitur me ritëm të lartë. Ne e kemi ndryshuar paksa filozofinë e ekipit dhe përfundimisht do të jemi gati për të enjten. Maqedonia ka ekip shumë të mirë. Ne e kemi kuptuar se së fundi e ka angazhuar një lojtar amerikan, Richard Hendrix, por një gjë e tillë nuk i ndryshon planet tona”, ka thënë Mulaomeroviq, duke shtuar: “Kërkoj nga tifozët të vijnë në numër sa më të madh për të na përkrahur, sepse me të vërtetë këta lojtarë e meritojnë mbështetjen e të gjithëve”.

/Epoka  e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka njoftuar se mesfushori Sami Khedira e ka rinovuar…