Trajnohen mësimdhënësit për përmirësimin mësimdhënies në matematikë

13 korrik 2018 | 15:41

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional i Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje në Ministrinë e Arsimit me disa Shkolla Fillore nga Prishtina dhe nga Lipjani, të cilat janë përzgjedhur, në kuadër të projektit për aftësimin e mësimdhënëseve për përmirësimin e didaktikës në mësimdhënie për matematikë.

Mbledhja u kryesua nga kryetari i Asociacionit, Shkelzim Murtezi, i cili ka potencuar rëndësinë e përmirësimit të didaktikës në mësimdhënie, ngase sipas tij qëllimi kryesor është përmirësimi i rezultatit të nxënëseve, pra efekti i mësimit duhet të përmirësohet në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë plotësisht aftësitë e tyre.

Murtezi ka theksuar se nota e nxënëseve është rezultat i mësimdhënies dhe rrjedhimisht, mund të konsiderohet edhe si nota e mësimdhënësit.

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Kosovës ka mbështetur iniciativën e ekspertit për mësimdhënie në fushën e matematikës, Skender Kastrati, që të zhvillohen trajnime me mësimdhënësit, në mënyrë që të ngritën aftësitë profesionale tek mësimdhënësit për një mësimdhënie sa më cilësore e efektive dhe kjo do të ketë efekt tek nxënësit dhe zhvillimi i tyre.

Ky trajnim do të jetë i fokusuar përveç në përmirësimin e didaktikës në mësimdhënie në matematikë por edhe në aftësimin e mësimdhënëseve për matematikë nga klasa e parë deri klasa e pestë.

Drejtorët e Shkollave Fillore vlerësuan si të rëndësishme mbajtjen e një trajnimi të tillë dhe potencuan se mësimdhënësit janë shumë të interesuar për të ndjekur aftësime të vazhdueshme dhe për ta ngritur cilësinë e mësimdhënies në arsim.

Ata po ashtu theksuan se janë të interesuar për të ndjekur trajnime efektive dhe jo vetëm sa për t’u pajisur me një certifikatë, siç kanë pohuar ata duke bazuar në përgatitjen profesionale të trajnerit Skender Kastrati ky trajnim do të jetë shumë efektiv.

Trajnimi pritet të fillojë në shtator dhe deri në atë kohë do të bëhen përgatitjet organizative dhe administrative.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur mbledhjen javore, në…