Travis Scott mohon tradhtinë ndaj Kylie Jennerit

06 dhjetor 2018 | 11:39

Travis Scotti ka mbrojtur veten kundër thashethemeve që ai e tradhtoi gruan e tij Kylie Jenner. E gjitha filloi kur doli një fotografi e një personi që ngjante me reperin në një ballkon duke përqafuar një femër tjetër e cila nuk ishte Kylie.

Travis hyri në “Instagram” për të komentuar mbi fotografinë. “Gjithmonë do të ketë lajme të rreme për të shkatërruar një dashuri. Kam vetëm dashuri për gruan time. Nuk kam kohë për të humbur. Provoni përsëri”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka fituar për herë të tretë…