Tre të rinj e rrahin një 16-vjeçar në Elbasan

28 prill 2024 | 17:39

Tre të rinj e kanë rrahur një 16-vjeçar në Elbasan duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të rinjt ishin të moshës 19 dhe 21-vjeçare, shkruan Abcnews.

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e moshave 19 deri 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Tottenham me…