Tri klube të Premier Ligës shprehin interesim për Inzaghin

27 shkurt 2024 | 10:46

Simone Inzaghi po e drejton në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo ka bërë që shumë klube të Premier Ligës të shprehin interesim për të angazhuar.

“Tuttosport” raporton se fjala për klubet e interesuara për strategun italian janë Manchester United, Chelsea dhe Liverpooli.

47-vjeçari ka kontratë me Interin deri në qershor 2025 dhe fiton 5.5 milionë euro neto në sezon plus shtesa. Ofertat e Premier Ligës mund të arrijnë rreth 8-9 milionë euro në vit, shifra që klubi i tij italian nuk ka gjasa t’i ofrojë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në njëvjetorin e arritjes së…