Tri kushtet e Zidane për të pranuar ofertën e Chelseat

18 shkurt 2019 | 16:09

Pozitat e Mauricio Sarrit si trajneri i Chelseat janë lëkundur ndjeshëm pas rezultateve negative që skuadra londineze ka pësuar gjatë ndeshjeve të javëve të fundit.

Media e njohur “ESPN” ka zbuluar se kandidati favorit për të zëvendësuar italianin është Zinedine Zidane.

Ish-trajneri i Real Madrid po pushon prej 9 muajsh dhe është gati për të provuar një eksperiencë tjetër pas atyre si trajner i ekipit rezervë të Realit e më pas te skuadra e parë, ku shkroi histori duke fituar tri Ligën e Kampionëve radhazi.

Sipas asaj që shkruan “ESPN”, Zidane i ka vendosur tri kushte miliarderit rus Roman Abramovich. Së pari francezi kërkon një buxhet transfertash prej 200 milionë eurosh. Kushti i dytë lidhet përsëri me merkaton, ku Zidane kërkon vendimmarrje kryesore, pasi tani te Chelsea për këtë sektor është përgjegjëse kryesore rusja.  Kushti i tretë është më i rëndësishmi dhe më i vështiri për t’u arritur. Zidane kërkon që klubi të arrijë marrëveshjen e rinovimit me Eden Hazard. Futbollisti belg është prej vitesh lojtari kyç i Chelseat, por së fundmi po përflitet gjithmonë e më shumë për një kalim të tij te Real Madrid.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kurdët e Sirisë iu bën thirrje evropianëve të mos i…