Trupi gjykues i Speciales pritet ta caktojë datën e fillimit të gjykimit të Pjetër Shalës

19 tetor 2022 | 13:00

Trupi gjykues në rastin kundër Pjetër Shalës në Hagë pritet të nxjerrë vendimin për caktimin e datës për fillimin e procesit gjyqësor.

Në konferencën përgatitore për gjykim në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), kryetarja e trupit gjykues Mappie Veldt Foglia, ka thënë se përveç kësaj do të nxjerrin vendim edhe për viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësor si dhe një vendim për njohjen në tërësi të dëshmitarëve.

Ajo ka thënë se në periudhën në vijim turpi gjykues do të nxjerrë vendim edhe për pranueshmërinë e provave.

“Në periudhën në vijim, trupi gjykues synon të nxjerrë ndër të tjera vendimet e mëposhtme. Sigurisht, një vendim që përcakton datën për fillimin e procesit gjyqësor që ka të bëjë me viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësor dhe për mbrojtjen e viktimave, ne do të mundohemi të jemi sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur sa i takon informacionit që nevojitet për këtë aspekt. Një vendim për njohjen në tërësi të dëshmitarëve, një vendim për pranueshmërinë e provave dhe një vendim sigurisht për kryerjen e proceseve gjyqësore”, ka thënë ajo.

Në këtë konferencë përgatitore për gjykim, trupi gjykues ka marrë një sërë vendimesh ndër të cilat edhe kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për të ndryshuar listën e provave, duke shtuar gjashtë dokumente.

Kjo kërkesë e ZPS-së ishte kundërshtuar nga pala mbrojtëse e Shalës. Në konferencën e djeshme avokati Jean – Louis Gilissen, ka thënë se është e vështirë të pranohen dokumente disa para konferencës përgatitore për gjykim, meqë të njëjtat marrin kohë të analizohen.

Ai ka kritikuar ndryshmet nga ana e prokurorisë që përfshijnë heqjen e disa dëshmitarëve në këtë periudhë kohore dhe shtimin e dokumenteve.

Mbrojtja e të akuzuarit dhe mbrojtja e viktimave kanë afat deri më 11 nëntor 2022 të bëjnë parashtrimet e tyre lidhur me procedurat e zhdëmtimit.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dora e Udhëheqësit largpamës e të vendosur, Dora e Udhëheqësit…